
Delegacioni i FSK-së vizitoi Shkollën e Nënoficerëve në Gjermani
Delegacioni i FSK-së nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) kanë vizituar Shkollën e Nënoficerëve të Forcave Tokësore të Ushtrisë Gjermane në Delitszch të Gjermanisë.
Vizita u realizua në kuadër të planit bilateral ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Gjermane.
Fillimisht pjesëtarët e KDS u pritën nga Komandanti i Shkollës Kolonel Schnebelt dhe stafi i tij, ata u njoftuan nga afër me sistemin e shkollimit të NOF gjermanë, metodikën e ligjëratave si dhe shikuan nga afër trajnimet në orët praktike që u mbajtën.
Vizita kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave, si dhe krijimin dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet shkollave.
Në përfundim të vizitës palët pjesëmarrëse u zotuan për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.