HomeSportPrishtina zyrtarizon Arjanit Fazlijën, mesfushori 21-vjeçar rikthehet nga Gjermania

Prishtina zyrtarizon Arjanit Fazlijën, mesfushori 21-vjeçar rikthehet nga Gjermania

spot_img

FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Arjanit Fazlija, i cili bëhet afrimi më i ri i bardhekaltërve për sezonin e ri.

Futbollisti 21-vjeçar vjen në kryeqytet pas një periudhe zhvillimi në futbollin gjerman. Së fundmi ai ishte pjesë e Greuther Fürth, ndërsa më herët ka luajtur edhe për ekipin U19 të Bayer 04 Leverkusen.

Hapat e parë në futboll i ka bërë në akademinë e FC Viktoria Köln.

Fazlija ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të Kombëtares së Kosovës, duke veshur fanellën e përfaqësueseve U15, U17, U19 dhe U21.

Pas prezantimit si futbollist i FC Prishtinës, ai u shpreh i lumtur për transferimin.

“Është nder për mua të luaj për këtë klub me histori të pasur dhe për tifozët e tij të mrekullueshëm. Do të jap gjithçka për ekipin dhe kryeqytetin, në mënyrë që ta festojmë së bashku suksesin. Forca Prishtina!”, deklaroi Fazlija.

Me këtë transferim, FC Prishtina vazhdon kompletimin e skuadrës në prag të sezonit të ri, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues për sfidat që e presin.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...