
Kosova pret sonte Komoret në “Fadil Vokrri”
Pas një paraqitjeje mbresëlënëse ndaj Armenisë, Kosova rikthehet sot në fushë për testin e dytë miqësor të muajit qershor.
Kundërshtari i radhës është përfaqësuesja e Komoreve, ndërsa dueli do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00, njofton Klankosova.tv.
Pas fitores 5-2 tre ditë më parë, ekipi i drejtuar nga Franco Foda do të synojë të konfirmojë formën e mirë dhe të vazhdojë me rezultate pozitive.