
Trump parasheh ‘Aktin e kryengritjes’ nëse protestat kalojnë në dhunë
Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur nëse është i gatshëm të invokojë Aktin e kryengritjes (Insurrection Act), si pasojë e zhvillimeve.
Ai iu përgjigj gazetarëve në New Jersey duke thënë: “Varet nga nëse ka një kryengritje apo jo”, transmeton klankosova.tv.
Derisa edhe kur iu kërkua nëse mendon se ka një kryengritje, ai u përgjigj:
“Jo, jo, por kemi njerëz të dhunshëm dhe nuk do të lejojmë që ata të kalojnë pa u ndëshkuar”.