
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të infektimit me virusin HIV – shifër kjo që, sipas mjekëve, konfirmon trendin shqetësues të rritjes.
Viti i kaluar u mbyll me 34 raste të identifikuara, për dallim nga 2023-ta me 20.
Shifrat e fundit janë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku të gjitha institucionet shëndetësore – qofshin publike, apo private – janë të obliguara t’i raportojnë rastet, raporton Rel.
Shkrimi i plotë:
https://www.evropaelire.org/a/hiv-ne-rritje-10-raste-te-reja-ne-pese-muaj/33436121.html