
Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan me garë miqësore në shah
Në ambientet e Federatës se Shahut te Kosovës është mbajtur gara e shahut në mes ekipit te Policisë se Kosovës dhe KFOR-it amerikan.
Kështu u bë e ditur nga një njoftim i policisë, ku u tha se gara është zhvilluar mes dy ekipeve të përfaqësuara me nga pesë lojtarë.
“Falënderojmë, KFOR-in amerikan për pjesëmarrje, po ashtu Federatën e Shahut për ndihmën e dhënë në organizimin e kësaj gare”, u shpreh falënderuese Policia e Kosovës.