
Qysh qëndrojnë Shqipëria dhe Serbia në përballjet direkte?
Shqipëria pret sot Serbinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kuq e Zinjtë janë ndeshur vetëm dy herë më herët me kombëtaren tjetër nga Ballkani, shkruan Klankosova.tv.
E para përballje kishte qenë “Beteja e Beogradit” më 2014, të cilën Shqipëria e kishte fituar në tavolinë, 3:0.
Ndërkaq, në ndeshjen e kthimit në Elbasan Arena, shqiptarët kishin pësuar humbje me rezultat 0:2.
Ajo kampanjë rezultoi të ishte historike për Shqipërinë e cila u kualifikua për herë të parë në një kampionat evropian, më saktësisht për Euro 2016, teksa serbët atëbotë kishin rënë në grupin I.