
Kuvendi nuk konstituohet as pas 28 tentimesh
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar dështimin e 28 me radhë.
Sikur edhe në seancat e kaluara parlamentare, nisur prej 15 prillit, skenari ishte i njëjtë: seanca zgjati pak minuta, dhe vazhdon pas 48 orësh – në këtë rast e radhës do të jetë më 9 qershor.
Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë në nisje të seancës se është për keqardhje që qytetarëve dhe nevojave të tyre nuk po u kushtohet vëmendja e duhur, dhe ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje, përmes këtyre lëvizjeve, vetëm synon të zvarritë procesin deri në zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në muajin tetor.