Fitorja ndaj Armenisë, shkruan presidenti Ademi

Fitorja ndaj Armenisë, shkruan presidenti Ademi

Presidenti FFK-së, Agim Ademi, ka shkruar për fitoren e Kosovës ndaj Armenisë, në ndeshjen miqësore që zhvillua të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Një tjetër fitore dhe një tjetër mbrëmje spektakolare nga djemtë tanë dardanë! Edhe pse u gjendën dy herë në disavantazh në miqësoren ndaj Armenisë, djelmoshat tanë treguan karakter, vendosmëri dhe shpirt luftarak, duke përmbysur gjithçka dhe duke e merituar plotësisht fitoren (5:2)”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Ai ka theksuar se Kosova u paraqit me mungesa të rëndësishme, por futbollistët që patën rastin të aktivizohen shkëlqyen me paraqitjen e tyre, duke dëshmuar se e ardhmja është premtuese dhe se kemi potencial të jashtëzakonshëm.

“Urime të gjithëve dhe na priftë e mbara edhe në ndeshjet e ardhshme!”, ka shkruar Ademi.