
Osmani uron Kurban Bajramin
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar besimtarët për këtë festë, duke bërë thirrje për harmoni dhe begati në çdo familje.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kurban Bajrami është thirrje për reflektim dhe forcim të lidhjeve.
“Në këtë ditë të veçantë, uroj që në secilën shtëpi të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria. Qoftë kjo festë një burim frymëzimi për një të ardhme më të ndritur, me më shumë dhembshuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë”.