HomeAktualePopullsia e Kosovës po plaket, çka po ndikon?

Popullsia e Kosovës po plaket, çka po ndikon?

spot_img

Popullsia e Kosovës po përballet me një proces të theksuar plakjeje, ku parashikimet tregojnë se mosha mesatare mund të arrijë deri në 49 vjeç në vitin 2060.

Sipas Agjencisë të Statistikave të Kosovës, kjo lidhet me uljen e lindjeve dhe ndryshimeve demografike, transmeton Klankosova.tv.

Demografi, Mehdi Gashi, në emisionin “Ora Shtatë” deklaroi se Kosova nuk përbëhet më nga popullsia më e re.

“Jemi mësuar ta dëgjojmë se jemi popullsia më e re, por në fakt ka ndryshim viteve të fundit që nuk qëndron më ajo që dikur veç ishte. Tregues tjetër shumë i saktë është edhe mosha mesatare, kur e krahasojmë me vitet më të hershme, Kosova e kishte 22-23 veç, tashmë është 33-34 vjeç”, u shpreh Gashi në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, demografi Arjan Gjonçe, në Klan Kosova tha se emigracioni është ndër faktorët kryesorë të ndryshimit të popullsisë.

“Popullsia është dinamike dhe ndryshon, mund të ketë edhe kthime. Nëse ekonomia e Kosovës është e mirë, Kosova vazhdon të jetë një vend stabil, kjo mund të ndikojë që trendi i emigracionit të jetë pozitiv. Është e vërtetë që Kosova po plaket, por ajo që është më e vërtetë, dhe e rëndësishme për ne, është se po plaket shpejt”, u shpreh Gjonçe.

Në “Ora Shtatë”, sociologu Genc Xërxa, përmendi edhe një faktor tjetër që ndikon në plakjen e popullsisë së Kosovës.

Sipas tij, numri i lindjeve ka rënë, çka sipas Xërxës, ndikon shumë në dinamikën e popullsisë së vendit.

Ndërsa gazetari, Vullnet Krasniqi deklaroi se zyrtarët e ASK-së në terren, siç thotë ai, janë të shqetësuar me trendin e shpejtë të plakjes së popullsisë. /Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...