HomeAktualeZjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5...

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 ende aktive

spot_img

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit.

Sipas ministrisë, pesë vatrat ende aktive janë vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e tyre përfundimtare.

Në njoftimin e bërë në rrjetin social facebook, nënvizohet se operacionet në zona si Kavaja, Fieri, Lezha, Elbasani dhe Divjaka janë angazhuar qindra forca zjarrfikëse, mjete tokësore dhe ajrore, si dhe efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera emergjente.

Në operacionet e zhvilluara në Hajdaraj/Synej (Kavajë), Drizë–Peshtan (Fier), Tale (Lezhë), Ulën (Elbasan), Divjakë dhe vatra të tjera u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.”, thuhet në njoftim.

Lajmet e Fundit

Nis kampi treditor i Kombëtares U17 (vajzat) me talentet e Diasporës

Ka nisur sot kampi treditor i Kombëtares U17 (vajzat) me talentet e Diasporës. Nën...

Manchester United futet në garë për Andrey Santos

Manchester United ka nisur bisedimet për transferimin e Andrey Santos. “Djajtë e Kuq” kanë...

Netanyahu minimizon përçarjet me Trumpin për Iranin: Jemi të vendosur në të njëjtin qëllim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu minimizoi çdo përçarje me presidentin e ShBA-së, Donald Trump mbi...

Lekaj-Përlaskaj: Zagrebi e sheh Gjykatën e Hagës si politike

Sot në Zarë të Kroacisë po mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...