
Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të hënën pas një takimi me Peter Sorensenin, të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë se, takimi i 2 qershorit ishte planifikuar të ishte trepalësh, por ekipi i Serbisë është përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel, shkruan Rel.
Duke u deklaruar pas takimit, Bislimi ka thënë se në takimin e tij të parë në Bruksel me Sorensesin kanë biseduar për qasjen që do të ketë zyrtari evropian në fazat e ardhshme të bisedimeve në nivel të kryenegociatorëve, si dhe ato të nivelit të lartë, nën drejtimin e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas.
“Në takim bilateral ngritëm një sërë temash për të cilat mendojmë se është shumë me rëndësi që të kemi përgjigje nga Brukseli, apo zgjidhje, p.sh. kemi rastin e menaxhimit të integruar të kufirit ku ka ngecje të mëdha nga ana e Serbisë. Diskutuam edhe për një proces shumë të rëndësishëm që e kemi – mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes ndihmave për fermerët e vegjël”, ka thënë mes tjerash Bislimi, sipas një komunikate për media të lëshuar nga zyra e tij.
Në përpjekje për të ringjallur dialogun mes dy vendeve, Kallas ka qëndruar në Prishtinë dhe Beograd në maj të këtij viti, duke bërë thirrje për përmirësim të raporteve, sepse vetëm ashtu mund të ketë të ardhme evropiane për të dyja vendet.
Shkrimi i plotë në linkun poshtë: