
Edhe tri ditë edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se kanë mbetur edhe tri ditë deri në fillimin e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani.
“Më 2 dhe 3 qershor, Prishtina bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga mbarë bota, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për ‘Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë’”, ka njoftuar Presidenca.