HomeAktualePër dy orë, KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali

Për dy orë, KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali

spot_img

Brenda vetëm dy orëve, ekipet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë zbuluar gjashtë lidhje ilegale në Hajvali.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha lidhjet e konstatuara janë shkyçur menjëherë nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa rastet janë duke u përgatitur për t’u proceduar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore, transmeton Klankosova.tv.

KRU “Prishtina” thekson se lidhjet ilegale përbëjnë vjedhje të ujit dhe dëmtojnë funksionimin e sistemit të furnizimit. Ato, sipas kompanisë, ndikojnë në uljen e presionit të ujit dhe rrezikojnë furnizimin e rregullt për qytetarët që respektojnë rregullat dhe kryejnë pagesat e rregullta.

Kompania ka paralajmëruar se kontrollet në terren do të vazhdojnë pa ndërprerje, duke theksuar se çdo lidhje ilegale do të zbulohet, do të shkyçet dhe do të trajtohet sipas procedurave ligjore në fuqi.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...