
Isco shpallet lojtari i sezonit në Conference League
Mesfushori i Betisit, Isco, është shpallur nga UEFA si “Lojtari i sezonit në Conference League”.
Spanjolli pati mbrëmë paraqitje të mirë në finale ndaj Chelseat, ku asistoi te goli i vetëm i shënuar nga Betisi në minutën e 9-të.
Betisi humbi mbrëmë në finale të Conference League me rezultat të thellë prej 1-4, ndonëse në pjesën e parë ishin duke e mposhtur Chelsean, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, Chelsea ka shkruar historinë duke u bërë ekipi i parë që i fiton tre trofetë kryesorë evropianë, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.