Jonathan Tah i bashkohet Bayernit, kontratë katërvjeçare për mbrojtësin gjerman

Jonathan Tah i bashkohet Bayernit, kontratë katërvjeçare për mbrojtësin gjerman

Bayern Munich ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit gjerman Jonathan Tah.

Mbrojtësi 29-vjeçar i bashkohet bavarezëve si transferim i lirë nga Bayer Leverkusen dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029.

Tah do të mbajë fanellën me numrin 4 te Bayern, duke shtuar përvojë dhe stabilitet në qendër të mbrojtjes së kampionëve gjermanë.

I lindur në Hamburg, Tah e nisi karrierën në akademinë e Hamburger SV në vitin 2009. Ai debutoi për ekipin e parë në vitin 2013 në moshën 17-vjeçare, duke u bërë lojtari më i ri që luante për klubin në atë kohë.