
Volvo do të largojë 3 mijë punëtorë për shkak të krizës së automobilave
Kompania suedeze, Volvo Cars po shkurton 3 mijë vende pune si pjesë e një programi për uljen e kostove në një kohë kur industria e automobilave po përballet me sfida që rrjedhin nga tensionet tregtare dhe pasiguria ekonomike që rezulton.
Kompania tha të hënën se rreth 1,200 shkurtime vendesh pune do të prekin punëtorët në Suedi, ndërsa 1,000 pozicione të tjera që mbahen aktualisht nga konsulentë, kryesisht në Suedi, ishin gjithashtu të planifikuara për eliminim.
“Masat e shpallura sot kanë qenë vendime të vështira, por ato janë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e një Volvo Cars më të fortë”, tha Hakan Samuelsson, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Volvo Cars.
“Industria e automobilave është në mes të një periudhe të vështirë. Për ta adresuar këtë, ne duhet të përmirësojmë gjenerimin e fluksit të parasë dhe të ulim në mënyrë strukturore kostot tona”, vijuan tutje nga kompania.