Miratohet marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror Kosovë – Arabi Saudite

Miratohet marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror Kosovë – Arabi Saudite

Është miratuar marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror Kosovë-Arabi Saudite. Siç bën me dije Ambasada e Kosovës në Riad, miratimi i saj nga ana e Arabisë Saudite u bë të martën.

“Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, princi i kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, dje në mbledhjen e qeverisë e miratoi marrëveshjen mes Kosovës dhe Arabisë Saudite në fushën e shërbimeve të transportit ajror”. Marrëveshja është nënshkruar në tetor 2024 në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.