Prokuroria përfundon intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë

Prokuroria përfundon intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë

Prokuroria Speciale njoftoi se ka përfunduar intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me hetimet mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Peci u intervistua për disa orë në cilësinë e të dyshuarit për këtë rast.

Ai, pas intervistimit nga Njësia e Veçantë Hetimore, u lirua në procedurë të rregullt.

Të martën, Prokuroria Speciale autorizoi Policinë e Kosovës për të kryer bastisje më 27 maj në katër lokacione, lidhur me këtë rast.

Lidhur me hetimet për fabrikën për përpunimin e mbejtjeve shtazore është intervistuar edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha. Avokati i tij, Artan Çerkini njoftoi se Hoxha, që u intervistua në cilësinë e të dyshuarit, më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Më herët gjatë ditës, prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, më pas gjatë një paraqitje për media tregoi se bastisje janë kryer në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

Shkrimi këtu:

https://www.evropaelire.org/a/bastisje-ministria-bujeqesise-kosove-/33425472.html