Ramaj: Kosova dhe Shqipëria më kanë kontaktuar, por po pres një ftesë nga Gjermania
Diant Ramaj është një nga portierët më të përfolur. Gardiani i Ajax cilësohet me shumë prespektivë dhe sigurisht që nuk mund t’i humbiste syve të Sylvinho. Por në një intervistë të fundit për mediat e huaja, Ramaj ka treguar dëshirën e tij.
“Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Unë u thashë që kam nevojë për kohë, gjithashtu sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë”, u shpreh Ramaj.