Kryetari Latifi në Hamoc nderon kujtimin për ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës

Kryetari Latifi në Hamoc nderon kujtimin për ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtorë, veteranë dhe familjarë të të rënëve për liri, sot, në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe te lapidari në Hamoc, në 26-vjetorin e përjetësimit, nderuan kujtimin për ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

“Dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, me veprën e tyre kanë gdhendur përgjithmonë emrat e tyre në kujtesën e kombit, jo vetëm si luftëtarë të lirisë, por edhe si simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun”, ka theksuar Latifi.

Ai ka thënë se Bekim Sylka nuk u kthye nga mërgimi për të parë lirinë, por luftoi trimërisht për ta fituar atë.

“Ai ra heroikisht më 26 maj 1999, në betejën e përgjakshme të Hamocit, duke hyrë përgjithmonë në historinë e lirisë sonë. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Latifi në Facebook.