HomeAktualeSHBA feston 250 vjetorin, Haxhiu viziton Kampin Bondsteel

SHBA feston 250 vjetorin, Haxhiu viziton Kampin Bondsteel

spot_img

U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke e shënuar këtë ditë me një vizitë në Kampin Bondsteel.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haxhiu bëri të ditur se, së bashku me pjesëtarët e Grupit për Mbështetje në Ballkan, ndau festën me ushtarët amerikanë në këtë bazë ushtarake.

Ajo theksoi se 4 Korriku përfaqëson vullnetin e popullit si burim të lirisë dhe demokracisë, duke shtuar se për Kosovën kjo datë është e lidhur ngushtë me miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara.

“Ushtarëve dhe qytetarëve amerikanë ua përcolla urimet më të përzemërta për 250-vjetorin e Pavarësisë, bashkë me mirënjohjen për aleancën që na ka bashkuar në të kaluarën dhe vazhdon të na prijë drejt së ardhmes”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund të mesazhit të saj, u.d. presidentja uroi: “Gëzuar 4 Korrikun!”.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...