Biden bën paraqitjen e parë publike që kur njoftoi se ishte diagnostifikuar me kancer

Biden bën paraqitjen e parë publike që kur njoftoi se ishte diagnostifikuar me kancer

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden mori pjesë të premten në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij.

Kjo ishte paraqitja e tij e parë publike që kur njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të prostatës, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv

Në fotot e postuara në Instagram nga ish-Zonja e Parë, Jill Biden dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden, ish-presidenti dhe zonja e parë shihen së bashku me anëtarë të tjerë të familjes duke festuar diplomimin e Robert Hunter Biden II në shkollën e mesme “Salisbury”.