
FFK-ja: Urime titulli i kampionit Amir Rrahmani
Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur urimet më të përzemërta kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, për shpalljen kampion për herë të dytë në Serie A me SSC Napoli.
“Ky sukses i jashtëzakonshëm merr një domethënie të veçantë, pasi Amir Rrahmani ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit, duke i zhvilluar si titullar të gjitha 38 ndeshjet e këtij edicioni në Serie A, çka flet për stabilitetin, profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të tij”.
“Arritjet e tilla janë dëshmi e nivelit të futbollistëve tanë dhe burim krenarie për gjithë vendin, duke shërbyer njëkohësisht si frymëzim për brezat e rinj të futbollit në Kosovë”.
“Të përgëzojmë me zemër, Amir! Të urojmë suksese të reja, si me klubin ashtu edhe me fanellën e Kombëtares së Kosovës në ciklin e ardhshëm kualifikues për Kupën e Botës 2026! Të priftë e mbara!”, theksohet në urimin e FFK-së.