HomeAktualeAgim Ademi uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohës për mbështetjen e...

Agim Ademi uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi uroi Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë dhe popullin amerikan, duke u dëshiruar prosperitet dhe suksese të mëtejshme.

Ai theksoi se për Kosovën, Shtetet e Bashkuara janë shumë më tepër se një aleat, duke i cilësuar si një mik të dëshmuar dhe partner strategjik, mbështetja e të cilit ka qenë vendimtare në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit.

Në mesazhin e tij, Ademi shprehu mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke shprehur bindjen se kjo lidhje do të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen.
“Urime 250-vjetorin e Pavarësisë! Happy 250th Independence Day, United States of America!”, përfundon urimi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Postimi i tij:

🇺🇸🤝🇽🇰

Me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dërgojmë urimet më të sinqerta për @usembassypristina dhe popullin amerikan, duke u dëshiruar prosperitet dhe suksese të mëtejshme.

Për Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë më tepër se një aleat. Janë një mik i dëshmuar dhe një partner strategjik, mbështetja e të cilit ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve tona dhe besimin se kjo lidhje do të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen.

Urime 250-vjetorin e Pavarësisë!

Happy 250th Independence Day, United States of America! 🇺🇸

Lajmet e Fundit

Nis programi i certifikimit për gjeneratën e tretë të gjyqtarëve VAR/AVAR

Sot nisi programi i ligjëratave për gjeneratën e tretë të zyrtarëve VAR/AVAR të Federatës...

Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë

Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë. Bëhet...

SHBA feston 250 vjetorin, Haxhiu viziton Kampin Bondsteel

U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me...

Liverpooli, cak kryesor Barcolën

Liverpooli e ka bërë Bradley Barcolën cakun e vet kryesor këtë verë. Sulmuesi i krahut...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...