Euro U-17/ Belgjika merr fitoren e parë në grupin B, mposht Çekinë 3-1

Euro U-17/ Belgjika merr fitoren e parë në grupin B, mposht Çekinë 3-1

Belgjika mori fitoren e parë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, duke mposhtur Çekinë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin B.

Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, përfaqësuesja belge tregoi një paraqitje shumë të mirë përgjatë 90 minutave.

Gjatë pjesës së parë, belgët realizuan tre gola. Camara ishte protagonist me dopietën e realizuar në minutat 24 dhe 42, ndërsa Gielen trefishoi shifrat në minutën e 45-të.

Çekia reagoi në pjesën e dytë me golin e Cizek në minutën e 65-të, por pa arritur të ndryshojë fatin e takimit. Belgjika merr kështu tre pikët e para dhe ngjitet përkohësisht në krye të Grupit B, me katër pikë pas dy ndeshjeve.

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:30, në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, do të zhvillohet sfida tjetër e Grupit B mes Anglisë dhe Italisë.