
Vengu në takim me Jasharin: Kosovën do ta bëjmë pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka zhvilluar në Tiranë një takim me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
“Bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA – gjenerallejtënant Arben Kingji, prita sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari”.
“Bashkëpunimi strategjik dhe vëllazëror mes dy Forcave tona vijon të thellohet: nga trajnimi dhe arsimi ushtarak, te zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, pjesëmarrja në stërvitje dhe përpjekjet e përbashkëta në nismat rajonale. Së bashku do të punojmë për ta bërë Kosovën pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike”, ka shkruar në “Facebook” Vengo.