Trepça, kampione e Kosovës

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit. ‘Xehetarët’ në super finalet e “Play-off”-it triumfuan ndaj Bashkimit në serinë finale 4:2.

Finalja e fundit në Mitrovicë u zhvillua në një super atmosferë, derisa ky kampionat me dramë, adrenalinë dhe emocione të pafundme.

Mitrovicasit finalen e fundit e fituan 82:67.

Trofeun e kampionit e kanë ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ndërkohë, MVP i “Play-off”-it është shpallur Michael Myers, çmim që iu nda nga Visar Bislmi nga sponsori i Superligës, ProCredit Bank.