FFK bashkohet në “Javën Botërore të Futbollit”, të organizuar nga FIFA

FFK bashkohet në “Javën Botërore të Futbollit”, të organizuar nga FIFA

Për herë të parë, FIFA ka shpallur “Javën Botërore të Futbollit”, e cila do të zhvillohet nga data 21 deri më 25 maj 2025 dhe do të bëhet tradicionale.

Qëllimi i këtij organizimi global është festimi i fuqisë që ka futbolli për të bashkuar njerëzit në mbarë botën.

Kjo nismë i paraprin Ditës Botërore të Futbollit, të shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që festohet më 25 maj.

Nën moton “Së bashku, jemi më të fortë”, edhe Federata e Futbollit e Kosovës i është bashkuar kësaj nisme, duke organizuar aktivitete gjithëpërfshirëse futbollistike.

Sportistë elitarë, fëmijë e veteranë do të marrin pjesë në aktivitete gjatë këtyre ditëve, duke treguar fuqinë bashkuese të futbollit.