
Rama pret në takim kampionët e “Prishtina e Re”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim kampionët e “Prishtina e Re”, që sollën me vete kupën, simbolin e suksesit të tyre historik.
Rama ka thënë se ky takim ishte më shumë se një urim: ishte një vlerësim për përkushtimin, disiplinën dhe shpirtin garues që e ngriti këtë ekip drejt Super Ligës.
“Jam krenar për këtë ekip që po i jep sportit të Kryeqytetit një identitet të ri, të rinisë, të mundit dhe të besimit në vetvete. Urime dhe suksese në rrugëtimin e mëtejmë!”, ka shkruar Rama në Facebook.