
Nisin punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se kanë nisur punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, institucioni qendror i artit pamor në vend.
“Ky investim i rëndësishëm do të mundësojë përmirësimin e kushteve funksionale dhe teknike të objektit, duke krijuar një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për ekspozim, krijimtari dhe aktivitete artistike”.
“Përkushtimi ynë për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës kulturore po konkretizohet në terren, me projekte të mirëplanifikuara dhe me ndikim afatgjatë për komunitetin artistik dhe publikun”, ka njoftuar Çeku në Facebook.