Krasniqi uron Ramën për fitore

Krasniqi uron Ramën për fitore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar kryeministrin e Shqipërisë dhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka thënë se Shqipëria po vazhdon rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit, dhe ka uruar që mandati i ri të shërbejë për ta afruar edhe më shumë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 16 maj në Tiranë me pjesëmarrjen e 55 liderëve evropian, është dëshmi e punës dhe vizionit të arritshëm për “Shqipëria 2030”. Suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për gjithë qytetarët shqiptarë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.