Numërimi i kutive të fundit, PS-ja “arrin” 83 mandate

Numërimi i kutive të fundit, PS-ja “arrin” 83 mandate

Tashmë po numërohen edhe kutitë e fundit, ku Partia Socialiste duket të ketë arritur tashmë 83 mandate.

“Deri në orën 10:58 numëruesit në të gjithë vendin kanë përfunduar 5200 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë, 43 kutitë e fundit po numërohen”, shkruan Top Channel, përcjell Klan Kosova.

“Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh”.

“Kështu socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë”.

Ndërkaq, Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokraitke i ka humbur edhe dy mandate në pak kohë.

“Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt. Pra PD ka 50 mandate ndërsa Mundësia 2 mandate”.

“Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat”.

“Partia Socialiste renditet e para me mbi 250 mijë vota në avancë”.