
Shkodra Elektronike dërgon Shqipërinë në finale të Eurovision
Grupi i njohur me emrin “Shkodra Elektronike” ka dërguar në finalen e madhe të ‘Eurovision 2025’ Shqipërinë, derisa performanca e tyre pritet të jetë këtë të shtunë.
Kënga “Zjerrm” konsiderohet si njëra prej favoritëve për të fituar sivjet në këtë event europian, e ku është në mesin e këngëve më të preferuar bashkë me përfaqësuesit e Suedisë dhe Finlandës.
Por, tërë kjo do të shihet të shtunën kur edhe mbahet finalja.