Abdixhiku shpreh përkrahjen e LDK-së për kërkesat e veteranëve

Abdixhiku shpreh përkrahjen e LDK-së për kërkesat e veteranëve

Sot, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me anëtarë të kryesisë, u prit në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në njoftimin e OVL-së thuhet se gjatë takimit u diskutua për “gjendjen e kategorive të dala nga lufta dhe nevojën për trajtim me dinjitet dhe mbështetje institucionale”.

“Kryetari Abdixhiku shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve dhe theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie në përputhje me vlerat e luftës çlirimtare dhe sakrificën e bërë për liri”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.