Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbërriti në kryeqytetin saudit, Riad, më 13 maj, duke shënuar fillimin e një udhëtimi katër ditor në rajonin e Gjirit Persik, që do ta çojë atë në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo është hera e dytë që Trump e ka zgjedhur mbretërinë si destinacionin e tij të parë të huaj gjatë presidencës, pasi bëri të njëjtën zgjedhje në fillim të mandatit të tij të parë në vitin 2017.

Pasi mbërriti, Trump u prit nga Princi i Kurorës Muhammad bin Salman në aeroport, ku u zhvillua një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje, duke përfshirë një tapet mbretëror ngjyrë vjollcë dhe një ceremoni kafeje, raporton Rel.

Trump dhe Mohammed bin Salman, nënshkruan një marrëveshje partneriteti strategjik ekonomik.

Partneriteti përfshin marrëveshje në fushat e energjisë, minierave dhe mbrojtjes.

Rrugët e Riadit ishin zbukuruar me flamuj sauditë dhe amerikanë, dhe Aeroplani i Forcave Ajrore u përcoll nga një eskortë ushtarake nga avionët luftarakë sauditë F-15 teksa zbarkoi.

Agjenda e Trump në Arabinë Saudite përqendrohet në sigurimin e marrëveshjeve të mëdha biznesi, me fokus në investimet në inteligjencën artificiale, energjinë dhe marrëveshje të konsiderueshme armësh.