HomeAktualeKapen 23,500 euro të padeklaruara në Pikën Kufitare Merdarë

Kapen 23,500 euro të padeklaruara në Pikën Kufitare Merdarë

spot_img

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Merdarë.

Automjeti ishte përzgjedhur për kontroll në bazë të analizës së riskut. Gjatë intervistimit fillestar, zyrtari doganor e kishte pyetur udhëtarin nëse posedonte mallra ose mjete monetare që i nënshtroheshin deklarimit.

Pas përgjigjes së dhënë, automjeti u referua për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarët doganorë dhe Policia Kufitare, u zbuluan mjete monetare të padeklaruara në dy lokacione të ndryshme të automjetit.

Një shumë prej 10,000 euro u gjet në çantën personale të udhëtarit, ndërsa 13,500 euro u zbuluan të fshehura në zarfe brenda një ndarjeje të automjetit. Në total, u evidentuan 23,500 euro mjete monetare.

Personi posedonte gjithashtu një kontratë noteriale për shitblerjen e një prone, të datës 29.06.2025, si dhe një dëshmi të tërheqjes bankare, të datës 01.07.2026, të cilat shërbenin si dokumentacion mbi prejardhjen e mjeteve monetare.

Pas konstatimit të mosdeklarimit, rasti iu referua menjëherë oficerit kujdestar të Hetimeve Doganore për trajtim të mëtejmë.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon deklarimin e mjeteve monetare gjatë hyrjes dhe daljes nga territori i Republikës së Kosovës, ndaj palës u aplikuan masat e parapara ligjore. Duke qenë se personi kishte dokumentuar burimin e ligjshëm të mjeteve monetare, u vendos ndalimi i 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër iu kthye poseduesit, në pajtim me procedurat dhe dispozitat ligjore në fuqi”, ka njoftuar Dogana.

Dogana e Kosovës rikujton se çdo person fizik që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës me mjete monetare në vlerë prej 10,000 euro ose më shumë (ose kundërvlerën e tyre në valuta të tjera apo instrumente të negociueshme) ka detyrim ligjor t’i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore.

“Mosdeklarimi ose deklarimi i pasaktë përbën kundërvajtje dhe sjell pasoja ligjore, përfshirë ndalimin e përkohshëm ose konfiskimin e një pjese të mjeteve monetare, sipas legjislacionit në fuqi”, ka njoftuar Dogana.

Lajmet e Fundit

A do të transferohet te Chelsea? Flet për herë të parë Xhaka

Granit Xhaka ka reaguar ndaj spekulimeve për një transferim të mundshëm te Chelsea, duke...

KFOR, EULEX, Policia dhe FSK realizojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e Artë 2026”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre...

OEK-u dhe Riinvest: Kosova duhet të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit për të forcuar sigurinë energjetike

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, ka organizuar...

Betohen 12 kadetë të FSK-së

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia solemne e diplomimit dhe betimit...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...