“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj në Parlament dha një intervistë të shkurtër për emision in “Opinion” në Tv Klan. Nga një shkollë në “Shkozë”, e cila po shërben për numërimin e votave Shehaj tha se ishte i zhgënjyer nga rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve.

Sipas tij partia Mundësia ka pasur një rezultat të mirë në kryeqytet, ku pretendon të marrë mandatin e dytë, dhe në qytete të tjera. Megjithatë Shehaj thotë se në fshatra rezultati nuk ishte aspak i mirë.

Blendi Fevziu: Shehaj a je i zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve tani që po dalin votat.

Agron Shehaj: I zhgënjyer.

Blendi Fevziu: Po si të duket se rreth 30 mijë vota keni marrë në rang vendi deri tani, bashkë me votën e diasporës. Ishte në synimin tuaj, apo ishte nën pritshmëritë.

Agron Shehaj: Ishte nën pritshmëritë. Duhet thënë se kemi një rezultat shumë më të mirë në Tiranë dhe qytete, kurse në fshatra rezultati nuk ishte aspak i mirë.

Blendi Fevziu: Shehaj mendon se do e merrni mandatin e dytë në Tiranë?

Agron Shehaj: Jemi shumë afër dhe jemi këtu në çdo qendër numërimi për të luftuar për çdo votë, që çdo votë e Partisë Mundësia të numërohen të gjitha.

Analisti Artan Hoxha e pyeti Shehaj se përse mori “riskun” për të krijuar një parti më vete, ku fare lehtë mund të qëndronte te Partia Demokratike, “ i sigurt” dhe me shumë mundësi për të bërë karrierë.

Agron Shehaj: Nuk u nisëm për të marrë sa më shumë deputetë, sepse unë mendoja që të merrnim sa më shumë deputetë jashtë se sa brenda, apo se e kisha më të lehtë unë të bëhesha deputet më lehtë jashtë partisë, sesa brenda. Filluam një projekt politike, ky është vetëm hapi i parë, do donim që të ishim më mirë. Por, të jesh forca e tretë politike në Tiranë, do bëjmë një analizë, por nuk mendoj se është rezultat zhgënjyes.

Por, si ishte për Shehajn procesi i votimit në Shqipëri?

Agron Shehaj: Ne jemi një parti e re 10 muaj që kemi ekzistuar. Nuk kemi struktura si partitë e reja. Në fshatra informacioni nuk ka shkuar, nuk na kanë kuptuar. Shiko ne jemi të vetëdijshëm që garojmë në Shqipëri, ku nuk jemi aspak në kushte të barabarta. Nuk ka shkuar gjithçka, çfarë nuk ka shkuar në zgjedhjet e mëparshme. Por, ne nuk duhet të japim justifikime, ne duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha kreu i partisë Mundësia.

Shehaj u pyet nga të ftuarit në studion e “Opinion” nëse do të pranonte zgjedhjet, ku tha: Pak rëndësi ka se çfarë themi ne.