Njoftim i policisë për vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Republikën e Kosovës

Njoftim i policisë për vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Republikën e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 12-14 maj 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Me këtë rast, Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritetet kompetente ndërkombëtare, gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Republikën e Kosovës, do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve të personaliteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, ka njoftuar Policia.