
Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin: Do e pres personalisht
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime mbi përfundimin e luftës.
Postimi i tij erdhi menjëherë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërkoi që Ukraina të pajtohej me ofertën e Putinit për bisedime të drejtpërdrejta midis dy vendeve në Turqi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk ka kuptim të zgjaten vrasjet. Dhe unë do të pres Putinin në Turqi të enjten. Personalisht”, shkroi Zelensky.
Ai kishte thënë më herët se vendi i tij ishte i hapur për bisedime me Rusinë, por vetëm pasi të ishte vendosur një armëpushim.