
Genoa i bën dhuratë Interit, barazon ndaj Napolit
Napoli hedh një hap fals në garën për titull. Ekipi i Contes nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Genoas, në një ndeshje që dukej e lehtë në letër.
Goli i Lukakut të krijoi përshtypjen se gjërat do të ishin të thjeshta. Nuk ndodh kështu, pasi një autogol i Meret solli ekuilibrat.
Raspadori riktheu qetesinë te Napoli.
Genoa nuk u dorëzua në asnjë moment dhe në minutat e fundit me Vazquez “tronditi” vendasit.