
Barça e sundon El Clasicon ndaj Realit
Barcelona e ka mposhtur Real Madridin në derbin e kësaj jave të La Ligës me rezultat 4:3.
“Mbretërit” e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e pestë me Kylian Mbappen i cili realizoi nga penalltia.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Mbappe dyfishoi epërsinë për Realin, ndërsa Barça e ngushtoi epërsinë në minutën e 19-të.
“Blaugranët” e përmbysën rezultatin për vetëm dy minuta, ku fillimisht shifrat i barazoi Yamal në minutën e 32-të ndërsa Raphina ia dha epërsinë e parë vendasve në minutën e 34-të.
Raphina shënoi edhe një herë brenda pjesës së parë, konkretisht në minutën e 45-të, duke e çuar Barcelonën në pushim me dy gola epërsi.
Krejt çka bëri Reali në pjesën e dytë ishte goli i tretë, i cili u shënua nga Mbappe në minutën e 70-të, ku e kompletoi edhe hat-trickun.
Me këtë fitore, Barça gjendet në vendin e parë me 82 pikë, shtatë më shumë se Reali që gjendet i dyti me 75. /KK