
Putin kërkoi të dialogojë me Ukrainën, reagon i dërguari i Trumpit
I dërguari special i presidentit të SHBA-ve Donald Trump për Ukrainën ka reaguar pas thirrjes së Rusisë për t’u ulur në tryezë me Ukrainën për të negociuar për paqen dhe armëpushimin 30-ditor të propozuar nga SHBA.
“Së pari, një armëpushim 30-ditor pa kushte dhe, gjatë kohëzgjatjes së tij, bisedime gjithëpërfshirëse për paqe. Jo e kundërta”, ka shkruar Keith Kellogg në rrjete sociale.
Ndonëse presidenti rus, Putin nuk e ka hedhur poshtë në mënyrë të qartë propozimin për armëpushim, përgjigjja e tij me propozimin për bisedime të drejtpërdrejta duket se tregon një refuzim të nënkuptuar.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha gjithashtu se Putin dëshiron që bisedimet të përqendrohen në “shkaqet rrënjësore” të konfliktit përpara çdo armëpushimi.