
Ekipi i vajzave në karate ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian
Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se ekipi i vajzave në karate ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Yerevan të Armenisë.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook, KOK-u bën të ditur se vajzat Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Behije Mustafa e Elmedina Istogu, të udhëhequra nga përzgjedhësi Isak Curri, triumfuan ndaj Greqisë në luftën për medalje.
“Më herët kishin mundur Spanjën dhe Ukrainën”.
“Urime vajzave, trajnerëve dhe FKK-së. Është kjo medalja e dytë e bronztë për ekipin tonë, pas asaj të fituar dje nga Betim Maliqi”, ka thënë KOK-u.