Chelsea merr vendim për Sanchon, anglezi kërkohet nga dy top klube të tjera

Chelsea merr vendim për Sanchon, anglezi kërkohet nga dy top klube të tjera

Chelsea është e gatshme të paguajë një gjobë prej 5 milionë funte për të mos e kthyer në transferim të përhershëm huazimin e Jadon Sancho, sipas “Mirror”.

Anësori i Manchester United, i cili u bashkua me Chelsean për një sezon si huazim me detyrim blerjeje prej 25 milionë funte, nuk ka arritur të bindë në Stamford Bridge, transmeton Telegrafi.

Londinezët po planifikojnë të tërhiqen nga marrëveshja, edhe nëse kjo nënkupton pagesën e gjobës për të shmangur blerjen e sulmuesit anglez.

Manchester United është i hapur për ta shitur Sanchon për një shumë nën 20 milionë funte, për të reduktuar humbjet dhe për të liruar pagën e tij prej 250,000 funte në javë.

Kjo situatë ka ngjallur interes nga Bundesliga, me Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund që po monitorojnë nga afër.

Leverkuseni kërkon përforcime për shkak të largimit të mundshëm të Florian Wirtz dhe Xabi Alonsos këtë verë.

Të dy klubet gjermane shpresojnë të bindin Sanchon për një ulje page, me çmimin më të ulët të kërkuar nga United që mund të hapë rrugën për një marrëveshje.