Orges Arifi, nënkampion i Europës

Orges Arifi, nënkampion i Europës

Federata Shqiptare e Karatesë ka ka njoftuar se sportisti, Orges Arifi, është shpallur Nënkampion i Europës, duke sjellë një tjetër arritje të jashtëzakonshme për sportin shqiptar.

“Ky rezultat i lartë është dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm, përkushtimit dhe punës së palodhur të Orgesit. Suksesi i tij përfaqëson një burim frymëzimi për të gjithë sportistët shqiptarë, duke treguar potencialin dhe aftësinë e tyre për të arritur nivele të larta në arenën ndërkombëtare”, ka njoftuar kjo federatë.

Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Orgesin për përfaqësimin dinjitoz dhe për kontributin e tij të çmuar në promovimin dhe forcimin e imazhit të Karates Shqiptare.