Drejtori gjeneral i fabrikës “VITA”, Artan Spahia, para mediave ka thënë se pas një inspektimi të kryer sot më 02.07.2026 nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë marrë vendim ta mbyllin fabrikën për një afat shtatëditor.
Ai tha se nga sot (02.07.2026) fabrika nuk do të punojë.
“Sot e mbyllim fabrikën deri në njoftimin e radhës. Vendimi është që të mbyllet deri sa ata të dalin me një vendim me rezultatet. Ne i kemi kontrollet e analizat të gjitha. Fermerë ju kërkojmë falje por ministri në detyrë është ai që po ju mbyll juve e po ju falimenton. Shpresoj që të kthehemi pas shtatë dite. Nga sot, qumështorja “VITA” nuk punon dhe nuk pranon qumësht”, ka thënë ai.

