OBSH: Çdo vit në botë humbin jetën mbi 1.2 milion njerëz në aksidente rrugore

OBSH: Çdo vit në botë humbin jetën mbi 1.2 milion njerëz në aksidente rrugore

Çdo vit, në botë humbin jetën mbi 1.2 milion njerëz në aksidente rrugore, ndërsa 50 milionë të tjerë lëndohen.

Viktimat më të shumta janë të rinj, mes moshës 5 deri në 29 vjeç. Gati gjysma e tyre janë këmbësorë dhe çiklistë, transmeton Klankosova.tv.

Në Javën Globale të Sigurisë Rrugore, Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për masa urgjente për ta bërë ecjen dhe çiklizmin më të sigurt.

Ekspertët vënë në dukje se ecja dhe çiklizmi jo vetëm që parandalojnë aksidentet dhe përmirësojnë shëndetin, por ndihmojnë edhe në uljen e emetimeve të karbonit, ndotjes së ajrit dhe zhurmës, duke krijuar qytete më të pastra dhe më të jetueshme.