Kurti: Duam qeveri normale, jo tranzicionale10/05/2025 12:20 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, e ka refuzuar ofertën e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, për qeveri tranzicionale. Për këtë, ai foli sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti tha se është i interesuar për qeveri normale. “Për të ndihmuar daljen nga kjo bllokadë, i ftova kryetarët e partive PDK-së dhe LDK-së, por ky i dyti refuzoi të vijë, ndonëse disa deputetë të LDK-së thanë se duhet të ketë marrëveshje politike. E dërgova edhe një letër tjetër për koalicion LVV-LDK, por edhe ajo u refuzua. LDK më 2020 bëri koalicion me ne, tani pas reformave do të duhej ta kishte më të lehtë. Ndoshta rruga e re ka preferenca të tjera. Ne duam qeveri normale, jo të përkohshme, as të tranzicionit dhe as të opozitës. Ky togfjalësh është një paradoks, sepse opozita është opozitë dhe duhet të mbetet opozitë e qeverisë,” ka thënë Kurti.